alb – KUSH JEMI

Liga antifashiste e Athines u krijua në fund të vitit 2012 nga nje grup i vogel njerezish qe karakterizohen nga shpirti anti-autoritar dhe anarchist dhe te cilet jane te pasionuar me sportin dhe vecanerisht me futbollin, ashtu si ai luhej nje here e nje kohe (old school), si e mesuam dikur dhe e kujtojme dhe sot, te cilter dhe nostalgjik.
Ne nje kohe kur gjithcka tenton drejt shfrytezimit absolut ekonomik te futbollit dhe, per me teper, rigjenerimit te fashizmit ne stadiume, vendosem te reagojme dhe te hidhemi nga teoria ne praktike duke ndërtuar themelet e futbollit qe duam për shoqerinë që enderrojme.
Liga antifashiste eshte një operim i lire sportiv me fryme politike që ka për qëllim të ndergjegjesoje dhe te bashkoje shoqerine kundër fashizmit nepermjet sportit tonë me të dashur. Më konkretisht, Liga ka formen e nje kampionati pa kundershtare dhe pa perfitim ekonomik, me organizim spontan dhe te vazhdueshem qe synon t΄i ofroje shoqerise argetim. Mund t΄a ndjekin te gjithë dhe organizohet nga vete grupet në lagjet e Athinës. Lidhjet miqesore qe krijohen, kane per baze deshiren per nje futboll te shendetshem, pa interesa ekonomike dhe larg nga cdo lloj shfrytezimi qe e karakterizojne ne sistemin e kalbur kapitalist.
Ne nuk besojmë se me këtë përpjekje bota do te ndryshoje vetvetiu, por ne besojmë se operime te tilla kolektive jane nje hap më tej për të marrë përsëri ne duart tona fushat, rrugët dhe lagjet që na përkasin.

Qendrojme perballe shtetit dhe fashizmit qe gjeneron prej tij
Futboll ideal per idealin
Vetëorganizim – Barazi – Solidaritet